Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të biçikletave

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të biçikletave

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 14:02
Foto Ilustrim

Pas një hetimi të mirëfilltë hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale.

Arrestimi i të dyshuarit E. Sh., 19 vjeç është bërë mbi dyshime të arsyeshme për tri veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ që ishin raportuar muajin e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë.

Cak i këtyre vjedhjeve ishin vjedhjet e biçikletave, ndërsa hetuesit policorë në cilësi të provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë katër biçikleta të vjedhura të cilat pas procedurave do t’iu kthehen pronarëve.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat