10-vjeçari goditet nga makina në Shkodër

Kronikë e zezë

10-vjeçari goditet nga makina në Shkodër

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:42
Ilustrim

Një fëmijë 10-vjeçar është goditur nga një makinë ditën e sotme në Shkodër.

Policia njofton se 10-vjeçari është transportuar për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër.

“Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër”, thuhet në njoftim.

Policia ka dalur në vendngjarje dhe po kryen veprimet me grupin hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat