Përleshen familjarët në Rahovec, lëndohen pesë persona - Bota Sot
Përleshen familjarët në Rahovec, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Përleshen familjarët në Rahovec, lëndohen pesë persona

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Një përleshje e madhe ka ndodhur në Rahovec, përfshihen 15 persona, polica ndalon 6 nga ta. Një incident i rëndë ndodhi një natë më parë në këtë rrugë.

Madje këtë e dëshmojnë edhe njollat e gjakut, që ende janë evidente. E këtu ndodhi një konflikt mes vëllezërve Neziri.

Ndërkohë, që në këtë incident u përfshinë plotë 15 persona, në mesin e tyre edhe gra. Gjithçka ndodhi për shkak të kësaj rruge, në të  cilën njëri nga vëllezërit vendosi të mos i lejoj të tjerët të kalojnë.

Njëri nga vëllezërit, ka treguar si nisi e gjithë ngjarja. Por, problemet me vëllain 70 vjeçar, sipas Xhemë Nezirit, kishin nisur, tash e 50 vite, prej kur babai u ndau pasurinë. Madje, të njëjtit kanë dhe një proces gjyqësor të hapur.

Nga Policia në Gjakovë, thonë se të përfshirë në ngjarje, janë gjithsejtë 15 persona.

Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të martën u sollën 5 persona. Dy prej të cilëve tashmë janë liruar, ndërsa dy të tjerë po vazhdojnë të trajtohen.

Një nga mjekët kujdestar, ka treguar për gjendjen e tyre. Të shtrirët në spital, janë duke u trajtuar, në përcjellje të Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...