Gjykata vendos për gruan që theri me thikë një burrë në Gjilan

Kronikë e zezë

Gjykata vendos për gruan që theri me thikë një burrë në Gjilan

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Gjykata e Gjilanit ka marrë vendim për të dyshuarën që theri me thikë një burrë në këtë komunë.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se ndaj të njëjtës është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurës B. B”, thuhet në komunikatë.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 08.10.2019, e pandehura me veprim të drejtpërdrejt – dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin A. A. nga Gjilani, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje më herët, fillimisht e pandehura ka shkuar në vendin e punës ku punonte personi A. A., e njëjta e kërkon dhe posa del, ajo nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e godet tre herë në stomak të dëmtuarin.

Me këto veprime e pandehura dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’vrasje në tentativë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat