Marihuanë e kokainë në banesë, arrestohet burri nga Prishtina

Kronikë e zezë

Marihuanë e kokainë në banesë, arrestohet burri nga Prishtina

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Një person i dyshuar është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur substanca të dyshuara narkotike

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Prishtinë, ku gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 34 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël 2 gramë kokainë dhe një peshore.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat