Kishte përvetësuar jashtëligjshëm pasurinë e tjetrit, dënohet me 6 vjet burgim

Kronikë e zezë

Kishte përvetësuar jashtëligjshëm pasurinë e tjetrit, dënohet me 6 vjet burgim

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë viteve, të pandehurin S.B, pasi ky i fundit jashtëligjshëm dhe përmes përdorimit të forcës kishte përvetësuar pasurinë e një personi tjetër.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Pejë përmes një komunikatë për media ku ka dhënë detaje lidhur me dënimin e të pandehurit.

Gjykata ka sqaruar se S.B., në dhjetor të vitit 2017 përmes  përdorimit të forcës apo kanosjes serioze me qëllim që t’i sjellë vetës dhe personit tjetër dobi pasurore të kundërligjshme, së bashku me tre persona të tjerë ende të pa identifikuar kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër.

Në këtë komunikatë bëhet e ditur se të lartpërmendurit dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 3 mijë euro.

“I pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguaj shumën prej 200 euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej dyzet 40 euro, si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit shumën prej 50 euro. I dëmtuari G.G për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil. Ndaj të pandehurit është vazhduar paraburgimit deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat