Grabitje e armatosur në Skënderaj

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Skënderaj

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Policia raporton se mbrëmë në fshatin Polac të Skënderajt ka ndodhur grabitje në një pompë të derivateve.

Sipas ankuesit, roje e pompës, në lokal  kanë hyrë brenda dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët kanë shkrepur me armë zjarri duke arritur që t’ia grabisin para të gatshme. 

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 6 mm. Nuk raportohet për të lënduar dhe për dëme materiale. Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur me një veturë pa targa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat