Çmendet 64-vjeçari në Golem, merr sëpatën dhe niset për të vrarë

Kronikë e zezë

Çmendet 64-vjeçari në Golem, merr sëpatën dhe niset për të vrarë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 11:37
Ilustrim

Një 64-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të vrasë me sëpatë një person. Ngjarja ka ndodhur në Golem, ndërsa ndërhyrja e policisë bëri që të shmanget një ngjarje e rëndë kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin D. F., 64 vjeç, banues në Golem, Kavajë.

64 vjeçari ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat