Merr sëpatën dhe tenton ta godasë, pranga 64 vjeçarit në Golem

Kronikë e zezë

Merr sëpatën dhe tenton ta godasë, pranga 64 vjeçarit në Golem

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Ajo që mund të përfundonte në një ngjarje të rëndë kriminale është ndaluar në kohë nga policia e Kavajës.

Në Golem, 64-vjeçari me iniciale D.F., kanosi dhe më pas tentoi të godiste me sëpatë 68-vjeçarin M.K., por është neutralizuar dhe më pas arrestuar në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./TCh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat