Treni godet veturën në Klinë, policia thotë se ka të lënduar

Kronikë e zezë

Treni godet veturën në Klinë, policia thotë se ka të lënduar

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 19:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur sot në Klinë rreth orës 18:05, mes një veture dhe trenit.

Pak kohë më parë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një treni. Aksidenti ka ndodhur në Klinë, saktësisht në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, diku rreth orës 18:05.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova.

Image

Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në spitalin e Pejës.

Tutje, si pasojë e këtij aksidenti, rruga është bllokuar dhe ka kolona të gjata e pritje deri në një orë.

“Rreth orës 18:05 një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit ka ndodhur në Klinë në rrugën Lidhja e Prizrenit. Si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dje po trajtohet në spitalin e Pejës’, Driton Rugova, zëdhënës i policisë në Pejë”, ka konfirmuar Driton Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat