Tiranë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Kronikë e zezë

Tiranë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:39
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme te rruga e ‘Dëshmorëve të Kombit’ në kryeqytet.

Një mjet ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat