I gjenden 19 persona të huaj në makinë, arrestohet në Vermicë burri që po trafikonte migrantë

Kronikë e zezë

I gjenden 19 persona të huaj në makinë, arrestohet në Vermicë burri që po trafikonte migrantë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 13:24
Vermicë

Policia në pikën kalimtare në Vermicë ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim të migrantëve

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ku ka theksuar se në automjetin e të dyshuarit janë gjetur nëntëmbëdhjetë persona të huaj të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin këmbë nga Shqipëria në Kosovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi  në automjetin e tij kombi i janë gjetur nëntëmbëdhjetë (19) persona shtetas te huaj, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin  këmbë nga R. Shqipërisë për në R. Kosovës”, theksohet në raport.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat