Aksident i rëndë në Suharekë, këmbësori bëhet për spital

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Suharekë, këmbësori bëhet për spital

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Suharekë, ku vetura ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Reqan të Suharekës. Si pasojë e aksidentit. Lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori.

“Raportohet se ka ndodhë aksident trafiku me lëndime të rënda trupore të përfshira një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori – viktima mashkull K/Shqiptar i cili është goditë nga automjeti të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.  

Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat