Kapet drogë në Vërmicë, arrestohen dy shtetas shqiptarë

Kronikë e zezë

Kapet drogë në Vërmicë, arrestohen dy shtetas shqiptarë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës raporton se në pikën kufitare në Vërmicë gjatë kontrollit të një veture me targa të Shqipërisë në të cilën kishin qenë dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 1 kg e 069 gramë.

Përveç substancave narkotike nga të dyshuarit është konfiskuar vetura dhe dy telefona celularë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat