Policia në Koshare gjen dhe shkatërron 4050 bimë narkotike

Kronikë e zezë

Policia në Koshare gjen dhe shkatërron 4050 bimë narkotike

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 11:00
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi Gjakovë, më 13.10.2019, kanë pranuar informacione se në rajonin e Koshares dyshohet se ka të mbjella bimë narkotike.

Policia ka patrulluar atë zonë dhe ka arritur të gjejë pesë plantacione të mbjella me bimë që dyshohet të jenë narkotike.

Policia kufitare ka njoftuar Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët po ashtu kanë dalë në vendngjarje. Në atë rajon janë gjetur 4050 (katër mijë e pesëdhjetë) bimë, gjatësia e të cilave ishte nga një metër deri në tri metra e gjysmë. Policia ka shkulur dhe ka shkatërruar (djegur) bimët e gjetura në atë lokacion.

Për rastin është njoftuar Prokuroria për Krime të Rënda në Gjakovë dhe është iniciuar rasti ‘kultivim i bimëve narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat