Arrestohet një person se mbante ilegalisht lokalin për lojëra të fatit

Kronikë e zezë

Arrestohet një person se mbante ilegalisht lokalin për lojëra të fatit

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 11:42
Ilustrim

Policia e Kosovës në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit ka realizuar një plan operacional, me ç’rast është kontrolluar dhe bastisur një lokal.

Pas një pune intensive operativo – hetimore, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni policor Deçan dhe njësitet tjera në detyrë, me urdhër të Gjyqtarit të Gjykatës themelore në Pejë, dega Deçan, duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit kanë  realizuar bastisje të një lokali, nën dyshimin  që ishin duke organizuar-lojëra të fatit ‘skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

 Brenda në lokal janë gjetur një numër i konsiderueshëm i pajisjeve  që  shërbejnë  për lojëra të fatit ‘ bastore sportive’, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor.

Është arrestuar i dyshuari shtetas shqiptar i Kosovës, SH.S., pronar i lokalit, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48- orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat