Elbasan, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Kronikë e zezë

Elbasan, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 16:24
Ilustrim

Katër persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor gjatë pasdites së sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një mjet  tip "Benz" me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan është  përplasur me mjetin  tip "Cintroen".

Për pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit "Cintroen" dhe tre pasagjerët e mjetit "Benz", të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat