Detaje tjera nga të shtënat në Prishtinë: Dy persona gjuajnë nëntë herë

Kronikë e zezë

Detaje tjera nga të shtënat në Prishtinë: Dy persona gjuajnë nëntë herë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 22:13
Foto Ilustrim

Dy persona kanë gjuajtur me armë zjarri nëntë herë në drejtim të disa personave të tjerë që ishin duke shkuar në lokalin e tyre në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, por asnjëri prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sonte në ora 20:28 është raportuar se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka pasë gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç’rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë tanimë të njohur edhe për policinë”.

“Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja”.

Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat