Arrestohet pasi gjuante me armë brenda shtëpisë

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi gjuante me armë brenda shtëpisë

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 11:03
Foto

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar të dyshuarin Z.Q., pasi ka siguruar informata se i njëjti në vazhdimësi bënte presion dhe ushtronte dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, duke gjuajtur me armë, me ç’rast ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj qytetarëve.

Në një njoftim për media, Policia e Kosovës në Deçan bënë të ditur se Z.Q. është arrestuar dje, ndërsa me urdhër të prokurorit është është ndaluar për 48 orë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, Policia e Kosovës ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme siç edhe ka pasur informacion, teksa bënë të ditur se i dyshuari pas arrestimit është intervistuar edhe për 4 raste tjera të paraqitura në zonën e Deçanit.

“Njësitet policore në Deçan në përkrahje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë DRP Pejë, në konsultim me prokurorin e Shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë, dega Deçan, kanë bërë kontroll-bastisje të shtëpisë së personit të dyshuar në fshatin Irzniq-Deçan.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Z. Q. i lindur me 1978 m/k/sh, është gjetur një armë e kalibrit të rëndë (zollë krahu), me ç’rast është thirrur njësitit i deminimit, të cilët kanë bërë kontrollimin dhe pastrimin e zonës për eksploziv të rrezikshëm.

Përpos këtij mjeti të rrezikshëm tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar:

•        dy armë automatike AK-47 të kalibrit 7.62mm

•        dy pistoleta (kalibër 9x19mm dhe 6.65mm)

•        një armë e rëndë (zoll krahu- antitank)

•        trembëdhjetë (13) karikator për AK-47

•        treqind e pesëdhjetë (350) fishekë të kalibrit 7.62 mm

•        dy karikatorë për pistoletë dhe 28 fishekë të kalibrit 9x19mm

•        nëntë (9) fishekë të kalibrit 6.65 mm

•        tri (3) maska të zeza

•        tri (3) palë targa të targa dhe mjete tjera si prova materiale

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë fiksuar gjurmët dhe provat e të shtënave me armë brenda shtëpisë siç është siguruar informacioni.

Personi i dyshuar pas arrestimit është intervistuar edhe për 4 raste tjera të paraqitura në zonën e Deçanit”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat