Arrestohet hajni në Gjinekologji, vodhi një telefon dhe 170 euro

Kronikë e zezë

Arrestohet hajni në Gjinekologji, vodhi një telefon dhe 170 euro

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se kanë arrestuar një mashkull në QKUK, pasi që i njëjti ka vjedhur nga çanta e një viktimës një telefon celuar dhe 170 euro.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në repartin e Gjinekologjisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin me datën 16.10.2019është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se viktimës femër K/Shqiptare nga çanta në repartin e gjinekologjisë ia ka vjedhur një telefon celular dhe njëqind e shtatëdhjetë (170) euro. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat