Vetaksidentohet dhe vdes një 70-vjeçar, në Lipjan

Kronikë e zezë

Vetaksidentohet dhe vdes një 70-vjeçar, në Lipjan

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Një person i moshës 70- vjeçare ka vdekur të enjtën në vetaksident.

Rastin e ka konfirmuar për mediat vendore, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Ai ka thënë se “në emergjencë është sjell pa shenja jete një person me ditëlindje 1949! Tashti është në mjekësi ligjore për autopsi”.

Edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar këtë aksident.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Lipjan-Kraishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat