Arrestohen gjashtë persona në Vushtrri për vjedhje të veturës në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohen gjashtë persona në Vushtrri për vjedhje të veturës në Pejë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Gjashtë të dyshuar janë arrestuar sot nga policia për përfshirje në veprimtari penale, transmeton Klan Kosova.

Policia e Kosovës, konkretisht, Stacioni Policor Pejë, në bazë te urdhëresës se Gjykatës Themelore – Pejë , në përkrahje edhe të njësiteve tjera, ka realizuar bastisjen dhe kontrollin e shtëpive të personave të dyshuar në pesë lokacione në komunën e Vushtrrisë, për vjedhjen e një veturë në Pejë.

Të arrestuarit janë Y.K., Xh.K., B.K., A.K., A.K., dhe A. M..

Këtu më poshtë keni njoftimin e plotë të policisë:

Njësiti i hetimeve – Stacioni Policor Pejë, pas një pune intensive operativo – hetimore që ka kryer, ka identifikuar të dyshuarit, që më datë 24.09.2019 , gjatë orëve të natës në Pejë kanë vjedhur veturën e tipit ‘Mercedes Benz A200’, me ngjyrë të kuqe, me targa regjistrimi të Kosovës. Sipas viktimës vlera e veturës ishte rreth 27.000 euro.

Me datën 19.10.2019, nga ora 06:00 Policia e Kosovës, konkretisht, Stacioni Policor Pejë, në bazë te urdhëresës se Gjykatës Themelore – Pejë , në përkrahje edhe të njësiteve tjera, ka realizuar bastisjen dhe kontrollin e shtëpive të personave të dyshuar në pesë lokacione në komunën e Vushtrrisë.

Gjatë bastisjes janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar:

Y.K. (1978)          m / k / shqiptar

Xh.K. (1981)          m / k / shqiptar

B.H. (1984)          m / k / shqiptar

A.K. (1976)          m / k / shqiptar

A.K. (1997)          m / k / shqiptar

A.M. (1979)          m / k / shqiptar

Në shtëpinë e të dyshuarit të parë dhe të dytë, janë gjetur dhe konfiskuar një armë ‘AK47’, një pistoletë dhe 30 fishekë të kal.7.62×39 mm dhe 7.65 mm. Në po të njëjtën shtëpi, është gjetur edhe një jelek antiplumb dhe një peshore për matjen e substancave narkotike.

Për armët e gjetura Stacioni Policor Vushtrri, ka iniciuar rastin ‘’Mbajtje në pronësi, kontrolle të pa autorizuar të armëve’.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit të gjashtë, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e narkotikeve që dyshohet se është e llojit marihuanë dhe rasti do të  iniciohet nga njësiti përkatës i antidrogës.

Janë intervistuar të dyshuarit e lartcekur dhe pas intervistimit Prokurori i shtetit të gjithë të dyshuarave ju ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Vetura e viktimës është gjetur dhe konfiskuar dhe e njëjta pas ekzaminimit i është kthyer prapa në posedim pronarit legjitim.

Është përpiluar Kallëzimi Penal kundër të dyshuarëve dhe është proceduar në Prokurorin Themelore Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat