Tiranë, plagosi me grushta dhe sende të forta një person, pranga 33-vjeçarit

Kronikë e zezë

Tiranë, plagosi me grushta dhe sende të forta një person, pranga 33-vjeçarit

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 11:09
Policia e Tiranës

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se plagosi me sende të forta një tjetër persona.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Mëzes, ku shtetasi me iniciale F.K për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë gjithashtu se "në pranga ranë edhe dy persona të tjerë, - F. D., 39 vjeç dhe H.H., 35 vjeç pasi në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat."

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat