Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Një person i moshës rreth 30-vejçare është gjetur i vdekur gjatë mëngjesit të së dielës në një lagje të qytetit të Pejës. Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës, ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se i njëjti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’.

Mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në lagjen ‘Lidhja e Prizrenit’, në qytetin e Pejës një person rreth 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Media mëson se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Mirëpo, një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga policia e Kosovës.

Këta të fundit kanë konfirmuar se rasti po hetohet. Kështu i tha gazetës, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Mund të ju konfirmojë se rreth orës 10:15, stacioni policor në Pejë ka marrë informatën se një person gjendet i shtrirë në një shtëpi në rrugën “Lidhja e Prizrenit’, në Pejë. Policia dhe ekipet e tjera emergjente kanë dal në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’. Ndërkohë ne, jemi duke i vazhduar hetimet”, i tha Gazetës Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat