Aksident trafiku te kazerma “Adem Jashari”, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident trafiku te kazerma “Adem Jashari”, lëndohet një person

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Rreth orës 08:00 në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat