Nxjerr armën pasi i përplas qëllimisht makinën, arrestohet 22-vjeçari te rruga e Dibrës

Kronikë e zezë

Nxjerr armën pasi i përplas qëllimisht makinën, arrestohet 22-vjeçari te rruga e Dibrës

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 09:35
Ilustrim

Një 22-vjeçar, i cili për shkak të konflikteve të mbartura ka goditur me mjetin e tij, qëllimisht mjetin e një tjetër shtetasi dhe më pas e ka ndjekur atë duke e kanosur me armë zjarri ka rënë në pranga nga policia e Tiranës.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicale L.M., banues në Tiranë, që rezulton me precedent të mëparshëm penalë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës, ku agresori ka goditur mjetin e shtetasit G.D, 23 vjeç.

Pas përplasjes së mjeteve ky shtetas ka dalë nga mjeti duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë Policinë.

Pas arrestimit të tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me një krehër me pesë fishekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat