Arrestohet i dyshuari i dytë për grabitjen në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari i dytë për grabitjen në Ferizaj

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë edhe personin e  dytë M.G. i cili ka qenë në arrati dhe i dyshuar për kryerjen e veprës  penale  të grabitjes në bashkëpunim me një person tjetër  i cili është  arrestuar më herët.

Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj veprave penale.  

Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç)  dhe tani i arrestuari  M.G. 20 vjeçar,  më datën 17.04.2018, rreth orës 21:00 minuta në Ferizaj rr.Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialën e Money Gram,të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori  kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur. 

Pas intervistimit,  prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat