Arrestohen i dyshuari i dytë për grabitje me armë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohen i dyshuari i dytë për grabitje me armë në Ferizaj

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë edhe personin e dytë M.G. i cili ka qenë në arrati dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale të grabitjes në bashkëpunim me një person tjetër i cili është arrestuar më herët.

Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj veprave penale.

“Të dyshuarit, R.SH. 22 vjeç  dhe tani i arrestuari  M.G. 20 vjeçar, më datën 17.04.2018, rreth orës 21:00 minuta, në Ferizaj rr.,,Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialën e Money Gram, të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori  kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat