14 vjeçarja në Gjakovë dyshohet se u dhunua nga fqinji i saj

Kronikë e zezë

14 vjeçarja në Gjakovë dyshohet se u dhunua nga fqinji i saj

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Kaloi një natë e tek të nesërmen prindërit e kuptuan se ku e kanë të bijën 14 vjeçare.

Një familje nga Gjakova, po dyshon se e mitura është rrëmbyer nga një fqinj i tyre 19 vjeçar, e më pas është abuzuar seksualisht.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, teksa thonë se ka shenja të dhunës.

Për këtë kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

“Në lidhje me rastin  me 01.11.2019  është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali nën dyshimin se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër K/Rome ( e mitur)  e cila ishte shpallur si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat