Tiranë, kapen dy persona me kokainë, e kishin gati për shitje

Kronikë e zezë

Tiranë, kapen dy persona me kokainë, e kishin gati për shitje

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 13:57
Gjesendet e gjetura

Dy persona u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi u kapën me disa doza kokainë gati për shitje.

Gjatë operacionit të koduar “Weekend” policia vuri në pranga shtetasit me iniciale F.M., 30 vjeç dhe A.L., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.

"Forcat e posaçme “Shqiponja” zhvilluan operacionin në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku dy personat u kapen me 32 doza kokainë dhe një dozë kanabisi gati për t’u shitur. Sëbashku me lëndën narkotike policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë, një armë të ftohtë thikë dhe 66.600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e narkotikëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat