Shkel këmbësorin, autori ikë nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Shkel këmbësorin, autori ikë nga vendi i ngjarjes

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 11:25
Ilustrim

Policia në Podujevë raporton se dje në mbrëmje ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një veturë dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar viktima,  i cili është duke marrë tretman mjekësor në QKUK. 

Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksident trafiku është larguar me automjetin e tij prej vendit të ngjarjes në drejtim të panjohur dhe deri më tani është person i panjohur. 

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat