Ndalohen tetë persona gjatë 24 orëve të kaluara

Kronikë e zezë

Ndalohen tetë persona gjatë 24 orëve të kaluara

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në tre raste të ndara. Gjithashtu,  Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka bërë një (1) propozim për caktimin e arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja në tentativë”, si dhe një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në tre raste të ndara. Departamenti për të mitur, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 24 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe,  Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar, dy (2) persona. Një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”, dhe një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, lidhur me veprën penale    “ Dhuna në familje”, si dhe, ka bërë një (1) propozim për caktimin e arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale    ” Rrezikim i trafikut publik”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat