E thërret në shtëpi për ta dhunuar, ky është vendimi i Prokurorisë

Kronikë e zezë

E thërret në shtëpi për ta dhunuar, ky është vendimi i Prokurorisë

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.K. nga Komuna e Gjakovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale dhunimi sipas KPRK-së.

Rasti ka ndodhur më 31.10.2019, në shtëpinë e të pandehurit, në lagjen ‘Brekoc’ në Gjakovë, ku i njëjti rreth orës 23:00, e telefonon të dëmtuarën e mitur M.B., dhe e thërret të shkojë në shtëpinë e tij, ku më pastaj e kryen aktin seksual me të.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat