Vret dhinë e egër, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Vret dhinë e egër, arrestohet një person

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Pejë, te barriera e pylltarisë, kanë ndaluar një person i cili ishte duke drejtuar një veturë me targa të huaja.

Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një armë me dylbi, 17- copë fishekë të të njëjtës armë, 19- fishekë të kalibrit 12 mm, dhe një kafshë (dhi e egër) e vrarë, kafshë e cila është e mbrojtur me ligj.

I dyshuari P. L. (1984) është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më datë 4.11.2019 rreth orës 19:00, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat