43 aktakuza për 24 orë - Bota Sot
43 aktakuza për 24 orë

Kronikë e zezë

43 aktakuza për 24 orë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Pejës gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë konfiskuar tri armë zjarri, dhe i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me kërkesë të Prokurorisë së Pejës gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë konfiskuar tri armë zjarri, dhe i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se premte ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, Departamenti për të Mitur, ka bërë një kërkesë për

caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi. Gjithashtu, kjo prokurori, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat