Aksidentohen dy makina në Vlorë, njëra përplaset me murin e një banese

Kronikë e zezë

Aksidentohen dy makina në Vlorë, njëra përplaset me murin e një banese

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:49
Pamje nga vendi ngjarjes

Dy automjete janë përplasur në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë.  Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte (5 nëntor), ndërsa raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Honda dhe një Fiat, drejtuesi i këtij të fundit u dërgua në spitalin e Vlorës.

Sipas policisë, makina Fiat, pasi ka goditur makinën tjetër ka dalë nga rruga duke goditur murrin e një banese.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat