Për 24 orë, policia ka arrestuar 30 persona

Kronikë e zezë

Për 24 orë, policia ka arrestuar 30 persona

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (e martë), Policia e Kosovë ka arritur të arrestonte 30 persona të dyshimtë për vepra penale dhe incidente të ndryshme.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit 17 prej të të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia ka njoftuar, po ashtu se tre nga të të arrestuarat janë dërguar direkt në vuajtje të dënimit pasi që ndaj tyre kishte një vendim të gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat