Policia po heton një rast të Vdekjes së Dyshimtë në Suharekë.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, derisa trupi i pa jetë është dërguar në obduksion.
“Suhareke 05.11.2019-16:20. Raportohet se ne Spitalin Rajonal ne Prizren është dërguar pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar ndërsa me vendim te prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.