Një personi në Gjilan i sulmohet shtëpia me granata

Kronikë e zezë

Një personi në Gjilan i sulmohet shtëpia me granata

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Një sulm si në filma ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.

Policia ka njoftuar se në oborrin e një personi janë hedhur dy granata dore. Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur mjete shpërthyese (dyshohet dy granata dore) në oborrin e shtëpisë së tij, me ç’rast i është dëmtuar vetura dhe fasada e shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 ortë e fundit.

Rasti është iniciuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat