Vdes pasi goditet nga kapaku i cisternës së betonit

Kronikë e zezë

Vdes pasi goditet nga kapaku i cisternës së betonit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:08
Ilustrim

​Një punëtor i një kompanie derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit në Obiliq, nga presioni i ajrit është hapur kapaku duke e goditur viktimën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas edhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa përgjegjësi i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat