Drogë e armë në shtëpi, arrestohet një person - Bota Sot
Drogë e armë në shtëpi, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Drogë e armë në shtëpi, arrestohet një person

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:09
ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse janë gjetur dhe janë konfiskuar 255.4 gramë heroinë, 0.4 gram kokainë, 33.3 gramë marihuanë, një pushkë gjuetie me tre fishekë, si dhe tri vetura që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe dy pasaporta të një personi tjetër, si dhe 406.15 euro para të metalta.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat