Burri nga Istogu rreh ish-gruan, arrestohet

Kronikë e zezë

Burri nga Istogu rreh ish-gruan, arrestohet

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Të martën në Istog është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Istog, ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje me ish-bashkëshorten e tij, e ka sulmuar fizikisht.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat