Tragjedi në Klinë: Detaje rreth vdekjes në Klinë, emri i personit që u godit nga treni

Kronikë e zezë

Tragjedi në Klinë: Detaje rreth vdekjes në Klinë, emri i personit që u godit nga treni

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 08:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë konfirmoi se sot rreth orës 06:15 një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni.

Sipas mediave vendore viktima është Muhamet Tovërlani, i lindur në vitin 1963.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës, ndërsa dyshohet se personi qëllimisht i ka dalur trenit para në rrugë duke kryer vetvrasje.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Dyshohet se një person i doli trenit përpara, rrëfimi i dëshmitarit

Një person dyshohet se ka vdekur mëngjesin e sotëm në Klinë, pasi që i njejti është goditur nga treni.

Dyshimet e para janë se i njejti kishte dalë para trenit për të kryer vetëvrasje.

Një gjë e tillë deri më tani nuk është konfirmuar as nga policia e as nga prokuroria.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka deklaruar se sipas atyre që ka marrë vesh nga vendi i ngjarjes, i ndjeri ka lënë një letër.

“Sot në mëngjes treni duke ardhë nga Peja e ka shkel një person të ri e ka mbyt në vend. Krejt pasagjerët janë mbet në këmbë, i nderi sipas dëshmitarëve e kishte lënë një letër”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat