Detaje për përleshjen e armatosur në Prishtinë tek "Duplexi", katër të lënduar

Kronikë e zezë

Detaje për përleshjen e armatosur në Prishtinë tek "Duplexi", katër të lënduar

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 09:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka dhënë detaje për përleshjen e armatosur në qendër të Prishtinës, më saktësisht në hyrje të klubit të natës “Duplex”, ku për disa minuta kishte të shtëna me armë në mes dy grupeve.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën Rinia në Prishtinë dhe menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Nga njësitet policore në vendngjarje janë sekuestruar tri arme zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast”, thuhet në komunikatën e policisë.

Përleshje me armë zjarri në Prishtinë, disa të lënduar

Në orët e para të së shtunës, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka njoftuar se Policia ka konfiskuar tre armë të shkurtra që dyshohet se janë përdorë në rast dhe se hetuesit policorë po 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat