Mallakastër/ Kanosi punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari

Kronikë e zezë

Mallakastër/ Kanosi punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 09:46
Ilustrim

Një 35-vjeçar është arrestuar në Mallakastër pasi kundërshtoi një punonjës policie.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë së rendit publik.

Njoftimi/Mallakastër

Kanos dhe kundërshton punonjësin e policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•M.S., 35 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë së rendit publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat