U kap me armë Walther me 15 fishekë pa leje, arrestohet 34-vjeçari

Kronikë e zezë

U kap me armë Walther me 15 fishekë pa leje, arrestohet 34-vjeçari

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 13:03
Arma Walther

Forcat Shqiponja në Shkodër kanë arrestuar një 34-vjeçar të cilit iu gjet një armë zjarri pa leje. E.P, 34 vjeç, iu gjet armë zjarri pistoletë model “Walther” me 15 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Shkodër- Kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme.

Kontrollet nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Walther” me 15 fishekë.  

Shërbimet e forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër në bashkëpunim shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara, falë dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. P. 34 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet policore kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas po qarkullonte dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Walther” me një krehë me 15 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat