Aksident mes tetë veturave në Fushë Kosovë, shtatë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes tetë veturave në Fushë Kosovë, shtatë të lënduar

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:39
Ilustrim

(E plotësuar) - Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tetë vetura.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

***

Një aksident me persona të lënduar ka ndodhur në dalje të Fushë-Kosovës, drejtimi për në Sllatinë.

Këtë rast e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se policia po merret me rastin dhe momentalisht nuk dihet se sa persona kanë pësuar lëndime trupore.“Ka ndodhur aksident me lëndime, policia po merret me rastin. Ende nuk dihet sa janë të lënduar dhe sa vetura janë përfshirë në aksident, është krijuar një kolonë e gjatë”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat