Publikohen pamjet e aksidentit në Fushë-Kosovë ku mbetën shtatë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Publikohen pamjet e aksidentit në Fushë-Kosovë ku mbetën shtatë persona të lënduar

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 23:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafiku që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë. Aty janë përfshirë tetë vetura.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, ka thënë Krasniqi.

Sinjalizuesit raportuan se si pasojë e këtij aksidenti u shkaktuan kolona të gjata.

Mediat kanë publikuar pamjet nga ky aksident. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat