Makina bëhet “shosh” në Bezhitë, humbin jetën dy adoleshente, 3 të plagosur

Kronikë e zezë

Makina bëhet “shosh” në Bezhitë, humbin jetën dy adoleshente, 3 të plagosur

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 08:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ( 9 nëntor), në Berzhitë.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë dy adoleshente. Viktimat janë identifikuar si shtetaset D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Viktimat ishin duke udhëtuar në mjet me 18-vjeçarin, F. SH.,18 vjeç, i cili drejtonte mjetin, si dhe  dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç. Këta të fundit ndodhen në spital, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë. Si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat