Arrestohen dy pejanë, iu gjenden pushkë e fishekë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy pejanë, iu gjenden pushkë e fishekë

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 11:23
Iu gjenden pushkë e fishekë

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë zjarri

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Pejë përderisa zyrtarët policorë ishin në një pikë tek barriera e pylltarisë kanë ndaluar një veturë me targa vendore.

“Gjatë kontrollit në veturë është gjetur një armë AK 47, arma është konfiskuar nga krim teknika, ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjellë në Stacionin Policor Pejë”, theksohet në një komunikatë të policisë.

Policia me urdhër të prokurorit ka kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve ku ka gjetur armë zjarri dhe fishekë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e personave të dyshuar: A.Q. i lindur me 1997 m/k/sh, E.M. i lindur me 1997 m/k/sh. Në shtëpinë e të dyshuarit 1- janë gjetur dhe konfiskuar; 1- pushkë ‘M48’ kal.7.92 16- fishek dhe 3- gëzhoja të kalibrit të njejtë, 1-pushkë ajrore ‘ Flloberg Strong’ dhe 20- diabola, 74- copë fishek të Ak 47, 2- karikator, 17- fishek të kal. 7.62 mm, 1- fishek 9x19mm dhe 15- cop fishek me gas të kal. 9x19mm”, thekson komunikata.

Po ashtu policia bën të ditur se në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 18 fishekë të armës së gjuetisë, kalibri 12 mm.

Të dyshuarit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat